Të dielën e 30 tetorit Komuna e Prishtinës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme vazhdon testimi i qarkorës njëkahore për automjetet në kryeqytet.
Tutje, Komuna e Prishtinës njofton se qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugës “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së komunë, në rrugën “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino “Rinia”, në rrugën “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE.
Po ashtu, qarkorja njëkahore do të jetë funksionale në rrugën “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, në rrugën “Ukshin Hoti” dhe në rrugën “Robert Doll”.
Të premtën e 28 tetorit, Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nga e premtja dhe për dy ditët në vazhdim do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
I gjithë ky proces ka shkaktuar tollovi në kryeqytet. Kolona të shumta janë shkaktuar në rrugët e kryeqytetit, sidomos në pjesën te Mensa e Studentëve dhe atë mbrapa Komunës së Prishtinës.