Të paktën 32 persona kanë vdekur nga shembja e urës në Indi

Rreth 400 persona ishin në urën e cila është shembur të dielën në Indi, ndërsa të paktën 32 prej tyre kanë vdekur. Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm katër ditë pasi ura ishte rihapur pas riparimeve

Foto ilustrim

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një urë është shembur në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat.

Qindra janë zhytur në lumin Macchu në qytetin Morbi. Pamjet lokale tregojnë njerëz që varen nga ura e varur pjesërisht e zhytur në ujë.

Raportet thonë se rreth 400 njerëz ishin në strukturë në atë kohë, ndërsa autoritetet kanë thënë se përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar.

Ngjarja ka ndodhur vetëm katër ditë pasi ura është rihapur pas riparimeve, raporton BBC.

Kryeministri indian Narendra Modi ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar nga tragjedia”.

“Ne mund të konfirmojmë se 30 njerëz kanë humbur jetën, shumë janë shpëtuar nga lumi dhe disa janë ende të zhdukur,” ka thënë Amit Jhala, një administrator i lartë në spitalin shtetëror ku ishin dërguar viktimat.

Ndërkaq sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India, të paktën 32 njerëz kanë vdekur. Ura është shembur pasi nuk ka mundur të përballojë numrin e njerëzve në të, kanë theksuar zyrtarët PTI.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika