ShBA rithekson zhgënjimin e saj për vendimin e Kurtit për targa

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat e ka komentuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan, Ned Price. Ai tha se ShBA-të janë të zhgënjyera me vendim e marrë nga Qeveria që udhëheq Albin Kurti

Ned Price

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një konferencë pë media ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera që Qeveria e Republikës ë Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për implementimin e vendimit për targat.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë kërkesën për shtyrje të afatit.

“E kemi bërë të qartë që Kosova duhet ta shtyjë periudhën e implementimit. Jemi të dëshpëruar dhe të shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e partnerëve më të ngushtë ndërkombëtarë për implementimin”, ka thënë Price.

Pice shtoi se kanë qenë të qartë në takime publike dhe private me liderët kosovarë që të këtë shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për targa.

“Ne kemi qenë të qartë edhe publikisht edhe privatisht që SHBA bashkë me aleatët tjerë kërkojnë shtyrje të plotë të implementimit”, ka shtuar Pice.

Ai theksoi se nuk kërkojnë implementim të pjesshëm apo në faza, por shtyrje të plotë të implementimit të vendimit.

“Ne kemi qenë të qartë edhe publikisht edhe privatisht që SHBA bashkë me aleatët tjerë kërkojnë shtyrje të plotë të implementimit. Ne s’kërkojmë implementim të pjesshëm apo implementim në faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova një shtyrje të plotë të implementimit”, ka shtuar Price.

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së premte të 28 tetorit ka mirtuar një vendim për targat i cili përbëhet nga tri etapa ku nga 1 nëntori nisë me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023.

Ndërkaq, nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale.

BE sikur ShBA, e zhgënjyer nga vendimi i fundit për targat

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika