Albin Kurti “dorëzohet” para presionit ndërkombëtarë, shtyn afatin për targat

Qeveria e Kosovës ka miratur një vendim i cili, do të bëjë shkallëzimin e e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale në ato RKS deri më 31 tetor. Kurti ka thënë se afati i riregjistrimit të targave nga ilegale në legale do të jetë deri më 21 prill të 2023

Makinat me targat KM në Mitrovicë të veriut

Në mbledhjen e 103 Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për riregjistrimin e targave ilegale KM, SRB në targa legale RKS.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale në ato RKS deri më 31 tetor.

Ky vendimi i qeverisë vije pas presionit të ndërkombëtareve për shtyrjen e afatit për riregjistrimin targave.

Kryeministri Kurti tha se ky vendimi bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve, konkretisht për tri javë ata të cilët nuk e zbatojnë vendimin për konvertimin e targave do të qortohen.

“I ndarë në tre etapa dhe shkallë, zbatimi fillimisht nisë me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023.
Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale”, ka thënë Kurti.

Ato janë targa ilegale. Qeveria ka obliguar qytetarët t’i kthejnë në targa RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshme edhe me organet e sigurisë. Kemi ardhur në përfundim të sjellim propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. Për tri javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill  s’mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Pra me këtë rast me këtë sekuencim dhe shkallëzim ne tregojmë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë e t’u japim shanse të gjithë atyre që dëshirojnë të integrohen”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti ka thënë se vendimi për riregjistrim të targave nga ilegale në legale nuk po ndryshohet, por vetëm po shkallëzohet.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë s’do të lejohet lëvizja e veturave të paregjistruara në targa RKS pas 21 prillit të 2023.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika