Miratohet vazhdimi i masave emergjente për furnizim me energji

Komisioni për Ekonomi ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë. Po ashtu, është miratuar edhe projektligji për masat e përkohshme të produkteve bazë

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti





Të martën e një nëntorit, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji për 30 ditët e ardhshme, për shkak të krizës energjetike që ka kapluar vendin.

Kjo pasi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte kërkuar në këtë Komision që këto masa nga Qeveria të vazhdojnë.

Por vendimi për vazhdimin e masave emergjente nuk është votuar nga opozita.

Sipas Rizvanollit, si rrjedhojë e motit të mirë në këtë kohë dhe uljes së kërkesës për energji elektrike, çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie dukshëm.

Por ajo nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë rritje të çmimeve të energjisë elektrike si shkak i uljes së temperaturave.

“Kemi kërkuar shtyrjen e dytë për masat emergjente sepse presim që situata të përkeqësohet, kemi parë ulje të çmimeve në tregun evropian, por kjo pritet që të jetë e përkohshme sepse çmimet pritet të rriten”, ka deklaruar Rizvanolli.

 

Po ashtu, ky komision ka miratuar me shumicë votash projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Projektligj i cili me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim në seancën e 27 tetorit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, opozita e kishte kundërshtuar këtë projektligj.

Votohet në parim projektligji për masat e përkohshme të produkteve bazë

 





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika