Nagavci: Institucionet arsimore kanë rol kyç për edukim, sidomos ndaj kategorive të ndjeshme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, lidhur me rastin e ndodhur në Shtëpinë e pleqve “Orenda”, në Pejë, që një infermiere ka keqtrajtuar njërën nga të moshuarat aty. Lidhur me këtë, ministrja Nagavci ka shkruar se institucionet arsimore duhet të angazhohen që të edukojnë gjeneratat e reja dhe të ngritet vetëdija shoqërore për respekt, sidomos ndaj kategorive më të ndjeshme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas rastit të ndodhur në Pejë, duke thënë se institucionet arsimore kanë një rol kyç për krijimin e gjeneratave me vlera njerëzore.

Madje, Nagavci ka ftuar mësimdhënësit, prindërit, shoqërinë civile, mediat dhe gjithë qytetarët që të punojnë së bashku me institucionet, për të edukuar gjeneratat e reja dhe për të ngritur vetëdijen shoqërore për respektimin dhe kujdesin, sidomos ndaj kategorive më të ndjeshme.

Lidhur me keqtrajtimin e ndodhur sot në Shtëpinë e pleqve, Nagavci ka thënë se dhuna në çfarëdo forme është e papranueshme si dhe prej kujtdo që ushtrohet, veçanërisht në raste sikur ky i fundit.

“Dhuna, në çfarëdo forme është e papranueshme, është akt i lig, i shëmtuar dhe i dënushëm, prej kujtdo që ushtrohet, sidomos kur bëhet fjalë për kategori të ndjeshme”, ka shkruar Nagavci.

Vlen të theksohet, se Nagavci ka thënë se të gjithë së bashku duhet të kujdesemi për të moshuarit, sepse sipas saj, ata janë prindërit tanë.

“Të gjithë bashkë të kujdesemi për një kulturë ku respektohen vlerat, për kujdes të veçantë ndaj kategorive të ndjeshme, e sidomos për të moshuarit, sepse ata janë prindërit tanë. Vetëm kështu bota dhe liria do të jetë më e mirë për të gjithë e shumë më e bukur për secilin”, ka përfunduar Nagavci.





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika