Muhaxhiri për situatën në veri: Nëse do të ishte e lehtë kjo punë edhe liderët e kaluar do ta kishin zgjidhur

Analisti Arton Muhaxhiri për situtatën në veri dhe vendimin për targat ka thënë se nëse do të ishte çështje e lehtë atëherë do ta kishin zgjedhur edhe liderët e kaluar, ndërsa ka shtuar se kjo situatë është jashtëzakonisht e komplikuar

Artan Muhaxheri, analist

I ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, analisti Arton Muahxhiri ka folur rreth situatës në veri dhe vendimit të targave për të cilat ka thënë se nëse do të ishte e lehtë kjo punë edhe liderët e kaluar do ta kishin zgjidhur.

“Ka 20 vjet që një praktikë e tillë vazhdon dhe nuk mendoj që do të ndalet nëse nuk ka presione të mëdha drejt Beogradit që ai pastaj ti ndikoj në vëri të Mitrovicës, tek politikanë dhe tek pakica serbe atje”, ka thënë ai.

Më tej ka shtuar se sa herë që Kosova tenton të shtyjë përpara ndonjë projekt nuk mund ta realizojë pa bashkëpunimin e serbëve ose ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Për fat të keq është ditur kur çdo herë shteti i Kosovës tenton të imponojë projekte të rëndësishme për serbët kjo gjë nuk mund të ndodh pa bashkëpunimin e tyre dhe pa në lloj negocimi edhe ndërkombëtar por kryesisht me Beogradin zyrtar pra është një situatë jashtëzakonisht e komplikuar”, ka theksuar analisti.

Ndërsa ka shtuar se nëse Kosova mer një vendim por nuk ka pushtet institucional ta aplikojë atë në terren atëherë kjo nuk flet mirë për shtetin tonë.

EKSKLUZIVE: Persona të panjohur me prejardhje nga Rusia e Republika Serbe kanë ardhur në veri të Kosovës

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika