“Spitali privat e shëron shpejt”, presidentja Osmani vazhdon terapinë në banesën e saj

Këshilltari për media i presidentes të Kosovës, Bekim Kupina, ka bërë të ditur se presidentja Osmani është liruar nga spitali, pasi me 2 nëntor i është nënshtruar intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me 2 nëntor i është nënshtruar intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit) në një spital privat.

Ajo tashmë është liruar nga spitali.

Lajmin e ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se me rekomandimin e mjekëve, presidentja Osmani gjatë mbrëmjes të së premtes është liruar nga spitali.

Ai shtoi se Osmani do ta vazhdojë terapinë në banesën e saj.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, ka thënë Kupina.

Ndërkaq, operimi i Osmanit në një spital privat ka nxitur reagime të shumta.

Klinika e Kirurgjisë Abdominale ka reaguar lidhur me ndërhyrjen kirurgjike të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në një spital privat në Kosovë.

Në reagimin që ka bërë klinika thuhet se është një injorim ndaj QKUK-së dhe kësaj klinike dhe se ky injorim është i papranueshëm.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë Kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika