Qalaj: Shteti serb po e tensionon situatën, por Policia e Kosovës do ta menaxhojë këtë sfidë jo të lehtë

Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga pjestarët serbë të Policisë së Kosovës, sipas ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është në dëm të komunitetit lokal serb

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj





Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për Portalin Dukagjini, lidhur me zhveshjen e uniformave nga pjestarët serbë të Policisë së Kosovës, ka thënë se një vendim i tillë është “i gabuar dhe në dëm të komunitetit lokal”.

Ai ka thënë se shteti serb është duke e tensionuar situatën, megjithatë, sipas tij, Policia e Kosovës do ta menaxhojë këtë sfidë.

“Normalisht që ndikon në tensionimin e situatës, mirëpo unë besoj që Policia e Kosovës do ta menaxhojë këtë sfidë që nuk është e lehtë”, kështu ka deklaruar ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Tutje, ai ka theksuar se pjestarët serbë të Policisë kanë të drejtë të dorëhiqen nga ky institucion, por e kanë obligim ligjor që t’i dorëzojnë pajisjet, të cilat janë pronë e Policisë së Kosovës, në të kundërtën ata do të mund “të përballen me ligjin”.

Sipas Qalajt, Policia e Kosovës ka plane operative për të menaxhuar raste të tilla.

Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se komuniteti që jeton atje ka nevojë për policë lokalë.

“Komuniteti që jeton atje ka nevojë për policë lokalë, të cilët do të kujdesen për rendin dhe ligjin atje dhe do t’i shërbenin komuniteti lokal. Sidoqoftë është vendim që ata e kanë marrë, është vendim i gabuar, i shtyrë nga politika dhe shteti i Serbisë”, ka përfunduar Qalaj.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika