Lista Serbe mban protestë në veri të Mitrovicës

Lista Serbe ka njoftuar se të dielën e gjashtë nëntorit, do të mbahet protestë nga ora 12:00, në veri të Mitrovicës, pas bojkotimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nga ana e tyre

Pamje nga takimi





Të dielën e gjashtë nëntorit, në veri të Mitrovicës, do të mbahet protesta e organizuar nga Lista Serbe që planifikohet të fillojë nga ora 12:00.

Protesta e Listës Serbe vijon pas bojkotimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nga ana e tyre, të shtunën e pesë nëntorit.

Ndërsa, dorëheqje kanë dhënë kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Vendimi për bojkotimit e institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe është marrë në takimin e zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Gjuriq ka refuzuar zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika