ShBA-ja sërish bën thirrje që të fillojë themelimi i Asociacionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që të fillojnë negociatat për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lidhur me këtë, Karen Donfried, ndihmëssekretare e Departamentit të Shtetit ka thënë se SHBA-ja po shpenzon shumë kohë për marrëdhëniet Kosovë- Serbi, ndërsa Ned Price, zëdhënës në këtë Departament, është shprehur i shqetësuar për situatën në veri në vendit

Ndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit, Karen Donfried dhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price





Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që të fillojnë negociatat për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nga Departamenti i Shtetit, kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

Ndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit, Karen Donfried, ka thënë se SHBA-ja po shpenzon shumë kohë dhe vëmendje për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndërkohë që zhvillimet e fundit në veri ka shtuar se janë shkak real për t’u shqetësuar.

“Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet që tashmë kanë nënshkruar përgjatë procesit të dialogut, përfshirë fillimin e negociatave për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë se është vërtetuar që dialogu është mekanizëm i rëndësishëm dhe fleksibil për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ne u bëjmë thirrje palëve që të përfitojnë plotësisht nga ai”, ka theksuar ajo për RTSH, transmeton Portali Dukagjini.

Donfried ka deklaruar se SHBA-ja është duke e monitoruar nga afër situatën, teksa ka përsëritur kërkesën e Administratës Biden për shtyrje të plotë të afatit për targat.

“Administrata Biden ka kërkuar shtyrje të plotë të afatit për implementim për targat, jo zbatim në faza apo shtyrje të pjesshme. Ne vazhdojmë ta monitorojmë nga afër situatën”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, i cili shprehu shqetësimin me situatën në veri.

“Zhvillimet e fundit janë shqetësim. Vënë në rrezik progresin e rëndësishëm që është arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk ndihmon në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale. Ka potencial për ta përshkallëzuar mëtutje situatën në terren. Gjitha palët duhet të marrin hapa të nevojshëm për të reduktuar tensionet e për të siguruar paqe dhe stabilitet”, ka thënë Price.

Gjersa, ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet e nënshkruara në dialog, pasi këtu përfshihet edhe fillimi i negociatave për themelim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Veprimet e retorikat që rrisin mundësinë e dhunës, vetëm se vënë në rrezik jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare. Kosova e Serbia duhet të implementojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Këtu përfshihet edhe fillimi i negociatave për ta themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Price.

SHBA: Ne jemi duke u marrë 24 orë në ditë me çështjen e monitorimit të situatës në veri të Kosovës

 

 





Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika