Pas vdekjes së nënës në QKUK, djali i viktimës ka ngritur dyshimet se trajtimi nga ana e mjekëve ishte jo i duhur

Të martën e 8 nëntorit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, ka ndërruar jetë një femër kosovare, që nuk dihet shkaku i vdekjes. Por, siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, djali i viktimës ka ngritur dyshimet se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve

QKUK





Të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, ka ndërruar jetë një femër kosovare, kështu ka bërë të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, megjithatë Policia e Kosovës ka njoftuar se djali i viktimës, pra ankuesi i rastit, dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve.

“Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve”, thuhet në raportin 24-orësh të PK.

Njashtu, raporti bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti i ndërrimit jetë të viktimës femër kosovare është duke u hetuar.

“HETIM I VDEKJES QKUK, Prishtinë 08.11.2022 – NN. Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika