Bajamet dhe të mirat e saj

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin, janë fruta nga pemët e mesme të pasura me vlera ushqyese dhe të njohura si mishërim i mirëqënies së trupit

Bajamet janë të njohura si fruta të mesme, të shijshme dhe të  pasura me vlera të shumta ushqyese.

Bajamet janë burime të pasura me vitamina dhe minerale. Bajamet paraqesin një nga komponentët bazë për energji si dhe vlera ushyese. Këto fruta janë të pasur me acide yndyrore oleike dhe palmitoleike, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e kolesterolit të mirë në trupin e njeriut. Bajamet janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila paraqet një antioksidant të fuqishëm për tretjen e lipideve dhe mbrojtjen nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira.
Bajamet janë të mbushura me grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks si: riboflavin, thiamin, acid pantothenic, vitamin B-6 dhe acid folik. Të gjithë këto vitamina funksionojnë së bashku si faktorë në metabolizmin e njeriut.
Për më tepër, bajamet janë gjithashtu një burim i jashtzakonshëm i mineraleve, të tilla si mangan, kalium, calcium, hekur, magnez, zink dhe selen.
Gjitha këto vlera që përmbajnë bajamet janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.

Këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë.

Këto përfitime mund të merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë.

Cilat janë përfitimet nëse njeriu ha katër bajame në ditë?

Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi juaj do të marrë 6 përfitime direkte.

Zemër më të fortë

Ilustrim

Antioksidantët,  flavonoidët dhe vitamina E te bajamet ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe e bëjnë atë më të fortë.

Ekspertët thonë se ngrënia e rregullt e bajameve ul rrezikun e atakut në zemër për 50 përqind.

Yndyrat joshtazore, proteinat dhe potasi që përmbajnë bajamet janë themelore për shëndetin e zemrës. Ndërkohë vitamina E është një antioksidant shumë i rëndësishëm që redukton rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kardiake.

Kolesterol i ulët

Ilustrim

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm.

Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira, ulin kolesterolin në gjak, pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë aterosklerozën.

Mendje më e mpreht

Ilustrim

Antioksidantët dhe substancat e tjera që gjenden te bajamet janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.

Konsumi ditor i bajameve përmirëson aktivitetin dhe funksionet e trurit dhe e bën atë më të mprehtë.

Bajamet dhe elementët që gjendjen në to, ndihmojnë për të zhvilluar shëndetin e trurit, në sajë të elementëve si riboflavina dhe L-carnitina. Studime të ndryshme kanë treguar se vaji i bajameve është shumë i rëndësishëm për funksionimin e shëndetit nervor.

Kockat dhe dhëmbët

Ilustrim

Bajamet përmbajnë fosfor dhe ky mineral i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë.

Ekspertët këshillojnë se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza duhet të konsumojnë bajame çdo mëngjes.

Bajamet janë një burim shumë i madh vitaminash e mineralesh, mes tyre fosfori. Ai ndihmon për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, përveçse ndihmon për të luftuar osteoporozën.

Mbipesha

Ilustrim

Bajamet përmbajnë shumë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë duke penguar ngrënien e tepërt.

Fibra rregullon tretjen dhe pengon akumulimin e depozitave dhjamore.

Ekspertët thonë se nëse njeriu ha bajame të paktën dy herë në javë ka 30% më shumë gjasa për të mos shtuar në peshë.

Sheqernat në gjak

Ilustrim

Këto arrorë janë të domosdoshëm për uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të rëndësishëm për shëndetin e diabetikëve.

Bajamet dhe nën produktet e tyre rekomandohen njashtu kundër diabetit nga shumë ekspertë të fushës.

Pra, bajamet mbajnë nën kontroll nivelin e glukozës dhe insulinës pas vakteve të ushqimit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika