Drejtoria e Arsimit në Prishtinë do të ndajë 60 euro ndihmë çdo muaj për fëmijët me nevoja të veçanta

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar që fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, do të ndihmohen çdo muaj me një shumë prej 60 eurosh, për t'i mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe

Foto e postuar në llogarinë e drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati





Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, do të ndajnë çdo muaj një shumë prej 60 euro për t’i mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe.

Musmurati është shprehur se të qenët ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim.

Sipas drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, gjithëpërfshirja është e domosdoshme. Ajo ka theksuar se janë të përkushtuar që të mbështesin çdo fëmijë në shkollim.

“Për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, çdo muaj të ndajmë një shumë prej 60 Eurosh, për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe. Të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim. Gjithëpërfshirja është e domosdoshme, dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të mbështesim çdo fëmijë në shkollim”, ka thënë drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika