Artisti ukrainas me vepra arti në ndërtesën e granatuar nga Rusia

Artisti ukrainas Banksy ka postuar tri imazhe të muraleve të punuar në një ndërtesë të granatuar në në Borodyanka nga Rusia

Një nga muralet e artistit të grafitit Banksy, në ndërtesën e granatuar në Ukrainë

Artisti i njohur i grafitit Banksy ka zbuluar punën e tij më të fundit në një ndërtesë të shkatërruar nga granatimet në Ukrainë.

Banksy ka postuar një fotografi në Instagram të veprës së artit, një gjimnast duke bërë një qëndrim me dorë mes mbeturinave, në Borodyanka.

Muralet e vërejtura në dhe rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kishin çuar në spekulime se artisti anonim po punonte në vendin e shkatërruar nga lufta.

Një nga muralet e artistit të grafitit Banksy, në ndërtesën e granatuar në Ukrainë

Artisti i grafitit ka postuar tri imazhe të muralit të gjimnastit në rrënojat e lëna nga granatimet ruse, me një mbishkrim që thoshte thjesht “Borodyanka, Ukrainë”.

Ndryshe, Borodyanka ishte një nga vendet më të goditura nga bombardimet ruse të Ukrainës menjëherë pas pushtimit të 24 shkurtit, raporton BBC.

Ushtarët rusë kanë pushtuar qytetin i cili është rreth 30 milje (48 km) në veriperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, për javë të tëra në fazën fillestare të luftës, përpara se të çlirohej përfundimisht nga Ukraina në prill.

Një nga muralet e artistit të grafitit Banksy, në ndërtesën e granatuar në Ukrainë

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika