Nis shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për vrasjen e Bedri Rexhepit

Pamje nga seanca. 14 nëntor 2022. FOTO: RTV DUKAGJINI





Të hënën e 14 nëntorit po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj dy vëllezërve, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi.

Ndërkaq, më 25 tetor, gjyqtarja Medie Bytyqi e kishte shtyrë seancën deri më 14 nëntor, pasi kishte deklaruar se nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit fillestar ngase palët nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

“Pas dëgjimit të palëve dhe për shkak se gjykata nuk mund të vazhdojë më tutje pasi nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit fillestar ngase palët nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, gjykata merr aktvendim për shtyrjen e gjykimit fillestar për datë 14 nëntor në orën 13:30”, kishte thënë Bytyqi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 18 tetor, kishte mbajtur konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së biznesmenit, Bedri Rexhepi.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka bërë të ditur se Bedri Rexhepi është vrarë nga vëllezërit, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, për shkak të përftimit material, gjegjësisht shumës prej 30 mijë eurosh.

Ai, ndër të tjera, ka bërë të ditur se pasi është vërtetuar identiteti i viktimës dhe pas hetimeve, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të cilët dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Hamiti, ndër të tjera, ka bërë të ditur se hetimi ka zgjatur 18 muaj.

Vrasja ka ndodhur për shkak se të pandehurit, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kanë menduar që Bedri Rexhepi i posedon këto para.

“Kam arritur të vërtetoj dyshimin mirë të bazuar se Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kanë kryer veprën penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtim i varreve”, ka deklaruar Hamiti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Bedri Rexhepi u vra për 30 mijë euro

 





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika