Zyrtari i NATO-së: E mirëpresim vendimin e qeverisë së Malit të Zi për alokimin e GDP-së për mbrojtje

Qeveria e Malit të Zi ka alokuar dy për qind të GDP-së për mbrojtje, e ky vendim i qeverisë është mirëpritur nga një zyrtar i NATO-së, i cili për mediumin malazez "Antena M" ka thënë se Mali i Zi me këtë ka dëshmuar se është një aleat i besueshëm

Flamuri i Malit të Zi





Një zyrtar i NATO-s ka thënë se mirëpret vendimin e fundit të Qeverisë së Malit të Zi për të ndarë dy për qind të GDP-së për mbrojtje, raporton mediumi malazez, Antena M.

“Kjo tregon edhe një herë se Mali i Zi është një aleat i besueshëm, i cili jep një kontribut të rëndësishëm për sigurinë tonë të përbashkët euroatlantike”, ka thënë zyrtari i NATO-së në Bruksel.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Mali i Zi përfiton nga mbështetja e NATO-s për sigurinë e saj, duke përfshirë edhe policinë ajrore të NATO-s.

Në Samitin e NATO-s në vitin 2006, vendet anëtare ranë dakord të ndajnë dy për qind të GDP-së për mbrojtje.

Megjithatë, shumica e vendeve nuk e kanë përmbushur këtë kuotë deri më tano.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë në samitin e kaluar se beson se 19 partnerë do ta arrijnë qëllimin deri në vitin 2024.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika