Arrestohen dy persona në Prizren, sekuestrohen lëndë narkotike

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e së mërkurës në fshatin Shpenadi të Prizrenit, pasi gjatë kontrollit nga policia u janë gjetur substanca narkotike

Ilustrim





Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar dhe se janë konfiskuar mbi 800 gramë substanca narkotike.

“Hetuesit policorë nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit për Narkotik në Prizren, pas pranimit të një informate se disa të dyshuarve janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike,  kanë hartuar dhe zbatuar planin operativ ‘Fermeri’ duke filluar hetime intensive në mbledhjen e dëshmive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit e arrestuar janë të përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, policia ka siguruar urdhër-kontrollin për kontrollim të banesës edhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve.

Foto nga Policia e Kosovës

“Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, në njoftim thuhet se të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe V.D., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika