Shqiptarët me kandidat të përbashkët për kryetar të Mitrovicës Veriore

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore më 18 dhjetor, i kanë ndarë qytetarët serbë. Disa do të marrin pjesë ndërsa disa ngjashëm me partitë politike serbe deklarojnë se nuk do të dalin në votime, për shkak se konsiderojnë që nuk është momenti i duhur për zgjedhje. Për dallim prej tyre, shqiptarët shprehen më të gatshëm për pjesëmarrje, madje partitë politike pritet të hyjnë me kandidat të përbashkët për kryetar të Mitrovicës Veriore





Thirrjet për rezistencë nga “Brigada Veriu” mund të kenë zënë vend nëpër sheshe por jo edhe në mendjet e serbëve lokalë.

Ndër ta është Branislav Miliq, të cilit nuk po i bëjnë përshtypje thirrjet nëpër mure me autorë të panjohur.

“ Kurrë në jetë nuk kam dëgjuar (Brigada veri). Grafitet, muret mbajnë gjithçka. Këto janë vetëm disa porosi të cilat nuk vlejnë, dhe nuk do të duhej të vlejnë”, ka thënë qytetari Miliq.

Miliq nuk do të respektojë as thirrjet për rezistencë për targat por as ftesën për bojkot të zgjedhjeve.

Për kryetar të Mitrovicës Veriore do të votojë edhe Bojan Premoviq, madje me letërnjoftim të Kosovës.

“ Mendoj se duhet të mbahen zgjedhjet. Nuk e di nëse do të mbahen, por serbët duhet të dalin në këto zgjedhje. Po do të dalë pse jo, kam letërnjoftim të Kosovës”, ka deklaruar qytetari Premoviq.

Por jo të gjithë serbët e Mitrovicës Veriore situatën e krijuar e shohin me të njëjtin sy.

“Parashtroj pyetje Brukselit deri ku e ka sjellë këtë situatë, ne jemi të habitur, po del se dikush është i çmendur, e dikush i habitur. Të gjithë ne po humbasim, si shqiptarët ashtu edhe serbët”, ka thënë qytetari Jerakoviq.

Kur është fjala tek shqiptarët dhe serbët, përfaqësues politik shqiptar thonë se disponimi për pjesëmarrje në zgjedhje është vështirë i krahasueshëm.

Zëvendës-kryesuesi i Asamblesë Skender Sadiku, thotë se në zgjedhjet e kaluara ishin iniciativë e përbashkët me partitë shqiptare, gjë e cila pritet të përsëritet edhe tash.

“Deri tash janë indikacionet se do të dalim me një kandidat të përbashkët kurse ka indikacione edhe një iniciativë tjetër qytetare serbe që ka shpreh po mendoj vullnetin të dalin”, ka thënë zëvendës-kryesuesi i Asamblesë Skender Sadiku.

Për iniciativa tjera nuk dihet por ‘Mbijetesa serbe’ nuk do të marrë pjesë në zgjedhje edhe për faktin se mungon vullneti për pjesëmarrje.

“Ne edhe duke qenë policia vitin e kaluar nuk kemi pasur zgjedhje fer dhe demokratike, se jo më tani pa polici dhe veç kësaj edhe qytetarët tanë shumica e të cilëve mendojnë se duhet bojkotuar këto zgjedhje, andaj mendoj se nuk ka kuptim as ne të kandidojmë si Iniciativë Qytetare”, ka thënë Aleksandar Arsenijeviq.

Edhe Lista Serbe ka deklaruar se nuk bëhet pjesë e zgjedhjeve gjë që ka ndikuar edhe në vet institucionet që organizojnë zgjedhjet.

Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës do të mbahen më 18 dhjetor, ndërkaq afati i fundit për certifikim të partive dhe kandidatëve është 21 nëntori.

 





Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika