Zelensky thotë se ka zhvilluar bisedime me kreun e CIA-s

I pari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se është takuar me kreun e CIA-s, William Burns me të cilin kanë biseduar për çështje të rëndësishme për Ukrainën

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy të mërkurën e 16 nëmtorit ka thënë se kishte mbajtur një takim një ditë më parë me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) William Burns, i cili aktualisht ndodhet në rajon për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

Burns ka vizituar Kievin ndërsa Rusia e ka goditur qytetin me raketa. Zelensky ka treguar se kreu i CIA-s kishte kaluar kohë në një strehë për bomba përpara se të takoheshin.

“Ne patëm një takim me të… (ne) biseduam për të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për Ukrainën,” ka theksuar Zelensky në një konferencë televizive për shtyp, duke thënë se kishin diskutuar atë që ai e përshkroi si kërcënim bërthamor të Rusisë.

Ndërsa në Uashington, një zyrtar amerikan ka thënë se Burns kishte udhëtuar në Kiev për të takuar presidentin ukrainas dhe homologët e inteligjencës pas udhëtimit të tij në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, raporton euronews.

Burns ishte takuar me shefin e spiunazhit të presidentit rus Vladimir Putin, Sergei Naryshkin, në Turqi të hënën e 14 nëntorit duke kryer kontaktin e parë të njohur dhe të nivelit të lartë personalisht ShBA-Rusi që kur Moska ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.

Gjatë takimit, kreu i CIA-s ka ngritur çështjen e armëve bërthamore dhe të burgosurve amerikanë në Rusi.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika