Kush do të jenë kundërshtarët e Bad News Eagles në turneun Elisa Masters Espoo 2022?

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka udhëtuar për në Espoo të Finlandës që do të jenë pjesë e grupit B së bashku me pesë ekipe tjera. Ndeshjen e parë do ta zhvillojnë të enjten e 17 nëntorit në përballje me ekipin portugez SAW

Ekipi Bad News Eagles





Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles ka udhëtuar për në Espoo të Finlandës për të garuar në turneun Elisa Masters Espoo.

Bad News Eagles mbajnë vendin e 16-të në renditjen botërore dhe janë pjesë e grupit B në këtë turne.

Pjesë e këtij grupi me të cilët BNE pritet të ndeshet janë edhe Astralis, Complexity, fnatic, SAW dhe 500.

Bad News Eagles së bashku me 11 ekipe tjera do të garojnë për një çmim rreth 200 mijë dollarë.

Ekipi shqiptar do të zhvillojë pesë ndeshje të enjten e 17 nëntorit, që në ndeshjen e parë do të përballet me ekipin portugez SAW të cilët renditen në vendin e 37-të në ranglistën botërore të CS:GO.

Ndeshjen e dytë do të takohet me një kundërshtar më të vështirë, bëhet fjalë për ish-ekipin nga Danimarka, Astralis të cilët për momentin renditen në vendin e 18-të në ranglistën botërore të CS:GO.

Pas suksesit në Brazil, Bad News Eagles ftohen në turneun LAN të CS:GO në Finlandë

 





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika