AGK-ja e dënon ashpër sulmin ndaj kameramanit në Veri, fton policinë ta hetojë me urgjencë rastin

Ilustrim





Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe tronditje me sulmin ndaj kameramanit, Jetmir Muji, në Veri të Mitrovicës.

Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar të enjten e 17 nëntorit në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision.

“AGK njëherësh e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona.

Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, për Portali Dukagjini ka thënë se kanë pranuar informacione lidhur me rastin.

“E kemi pranuar si informacion. Është sulm fizik”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, portali Kossev.info, ka raportuar se në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur një incident në të cilin janë lënduar dy persona të nacionalitetit shqiptar, njëri prej të cilëve gazetar.

Sipas dëshmisë së dëshmitarëve okularë, qytetarët kanë ndihmuar njërin prej të plagosurve deri në mbërritjen e ambulancës.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika