Hasani pohon se Asociacioni me kompetenca ekzekutive do ta “bosnjëzonte” Kosovën

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani





Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se në qoftëse formohet një Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe, i cili do të ketë kompetenca ekzekutive, do ta bosnjëzonte Kosovën.

Duke folur për këtë çështje, autori i emisionit “Debat Plus”,  Ermal Panduri, e pyeti Hasanin se a do ta bosnjëzonte Kosovën formimi i Aosciacionit i cili po qarkullon në “Non-paper”, të ndryshëm.

Hasani, u përgjigj duke thënë se “Po”.

“Problemi është te koordinimi i aktiviteteve që kanë shumicë serbe duke kriju një entitet tjetër legal brenda rendit juridik të Kosovës. Entitet që është i ndryshëm, ka kapacitet përfaqësues. Me ato kompetenca me ato që po qarkullojnë po (e bosnjëzon)”, ka thënë Hasani.

Tutje Hasani, tha se nëse Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive atëherë bie ndesh me ligjet e Gjykatës Kushtetuese.

“Dihet që është jokushtetuese me ato kompetenca. Duhet me i marrë ato, ku e kanë bazën? Në statut? Natyra juridike e statutit nuk mund t’i përmbajë ato lloje të kompetencave”, ka deklaruar Hasani.

Hasani, po ashtu theksoi se nëse hiqen pikat e Asociacionit të cilat bien ndesh me ligjet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë Asociacioni do t’i ngjante një organizate joqeveritare.

“Nëse heqen, atëherë duhet të formohet një Asociacion, siç e thotë fjala një entitet që nuk i së drejtës publike, në stilin e OJQ-ve, dhe kanë rregulla të qarta dihen si funksionojnë”, ka thënë Hasani.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se pala kosovare duhet të dalë me propozimet e veta në mënyrë që çështja me Serbinë të mos shkojë në pafundësi.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika