Pas uljes së dënimit të Naser Pajazitajt, reagon vëllau i saj: Turpi ju mbuloft, gjyqtar të pandershëm dhe të pamoralshëm

Pasi Gjykata e Apelit ka vendosur për uljen e dënimit nga burgimi i përjetshën në 35 vite burgim për Naser Pajazitajn, ka reaguar vëllau i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqim Pajazitaj

Vëllau i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqim Pajazitaj





Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit të Naser Pajazitajt nga burgimi i përjetshëm në 35 vjet burgim për varsjen e Donjeta Pajazitajt ka reaguar vëllau i së ndjerës, Shkëlqim Pajaziti.

Përmes një postimi Pajaziti ka reaguar ndaj këtij vendimi duke shprehur pakënaqësi e duke shtuar se “turpi ju mbuloft, gjygjtar të pandershëm dhe të pamoralshëm”.

“Turpi ju mbuloft, gjygjtar t’pandershem e t’pamoralshem, Kofsh e mallkume #Drejtësia e Kosovës”, ka shkruar Pajaziti.

Lajmin për uljen e dënimit të Naser Pajazitajt ka konfirmuar, Gentiana Hoxha, nga zyra për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës.

Nga burgimi i përjetshëm, Gjykata e Apelit ia zbut dënimin në 35 vite burgim Naser Pajazitajt





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika