Hoti për qeverinë Kurti: Injorancë totale, në vend që të bisedohet për marrëveshjen finale ata bisedojnë për çështjen e targave

Janë shenjat e para për prishjen e raporteve me ShBA-në janë dhënë, ngjashëm sikur në kohën e Qeverisë Kurti I sipas Ish-kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti,  e ka akuzuar Qeverinë Kurti se është duke bërë politik pa as një vizion pasi sipas tij Qeveria është duke diskutuar çështjen e targave që është një çështje ligjore dhe kushtetuese.

Por nuk janë “duke diskutuar për marrëveshjen finale me njohje reciproke…Pavarësisht se Qeveria ka të drejtë, më shumë e shoh në drejtimin e mungesës së lidershipit, dhënies së peshës së nevojshme të vendimmarrjes në këto nivele”, ka deklarua Hoti.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk e ka fokusin të marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Këto nuk janë çështje të politikës lokale që ti e bënë një veprim i frymëzuar nga militantët e partisë për t’iu kënaqur apetitet”, ka theksuar ai.

Më tej Hoti ka theksuar se vendimi për konvertimin e targave ilegale “KM” në “RKS” është për keqardhje pasi ka pasur moskoordinimin me aleatët ndërkombëtarë, veçmas ShBA-në. Edhe sipas tij është shenjat e para për prishjen e raporteve me ShBA-në janë dhënë, “ngjashëm sikur në kohën e Qeverisë Kurti I”.

“Atëherë ka pasur edhe reagim publik se janë artificiale këto veprime. Prapë i kanë dhënë të njëjtat shenja, shtyrja e vizitave të disa ministrave në ShBA me insistim eksplicit të palës amerikane se duhet të qëndrojnë këtu, ky është mesazhi që të japin”, ka përfunduar ai për Kosova Press, transmeton Portali Dukagjini.





Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika