Pasojat e dhunës si mjet edukimi, flet psikologia klinike Fatime Sahiti-Bekteshi

Psikologia klinike për fëmijë, Fatime Sahiti-Bekteshi vjen në studion e Radio Dukagjini për të treguar më shumë rreth tendencës për të përdorur dhunën si mjet edukimi dhe pasojave afatgjatë që lë kjo e fundit

Psikologia klinike për fëmijë, Fatime Sahiti-Bekteshi dhe moderatorja e emisionit "Shpirti i vikendit", Xheneta Asllani





Ndonëse është e shpeshtë dhe shumë e dëmshme, dhuna shpeshherë di të përdoret si një tendencë drejt edukimit.

E ftuar në ‘Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, psikologia klinike për fëmijë, Fatime Sahiti-Bekteshi thotë se përveç blerjes së lojrave, ushqimit dhe nevojave bazike për fëmijë, dhënia e dashurisë është esenciale për një mirëqenie të mirë.

E sa për pyetjen se si mund të shërbejë dhuna si mjet edukimi, nuk ka dyshim se efekti i saj mbetet i dëmshëm dhe afatgjatë.

“Dhuna dhe abuzimi ka impaktin e tij afatëgjatë në aspektin e shëndetit psikologjik emocional të fëmijës mirëpo varet krejtësisht se në cilën moshë është atakuar dhe nga kush”, ka deklaruar Sahiti-Bekteshi gjersa ka theksuar se një gjë e tillë bëhet nga mendimet se një fenomen i tillë do të ndikojë në përmisimin e jetës së fëmijës.

Krahas kësaj, ajo thotë se një dukuri e tillë është në rënie.

“Nuk do t’a quaja dhunë, është tendenca për të edukuar fëmijën përmes një përforcuesi negative,  zakonisht bëhet nga prindërit, kujdestarët e në raste më të rralla nga edukatorët apo mësuesit, siç ka qenë në vitet e kaluara. Sipas studimeve që janë bërë, kuptohet se kjo formë ka rënë dhe kanë filluar sistemet e tjera që mbështesin kualitetin e jetës së fëmijës dhe arsimit që marrin”, ka deklaruar ajo.

Secili prindëron në mënyrën e tij por ekzistojnë 4 lloje të prindërimit. Sahiti-Bekteshi thotë se prindërimi autoritativ ka tendecë për të përdorur autoritet ashtu që fëmija të bindet.

“Unë dua të besoj fuqishëm që secili prind çdo tentim që e bën ndaj fëmijës së tij e bën për t’a ngritur kualitetin e jetës së fëmijës së tij dhe jo për t’a dobësuar atë”, ka deklaruar ajo gjersa ka theksuar se përdorimi i dhunës  ndaj fëmijës si tendencë për ta edukuar atë ka pasojat e veta fizike, të cilat dallohen më lehtë dhe njբherit, edhe ato psikologjike.

Raste të tilla bënë që fëmijët të ulin vetbesimin duke besuar se të rriturit duhet të jenë dominues. Rrjedhimisht, dhuna si mjet edukimi mund të prodhojë fëmijë që do të përdorin vet dhunë në të ardhmen, agrisivitet, rënie në performance akademike, potencialisht edhe abuzues me substanca narkotike.

Ambientet e dhunës

Ndonëse dhuna gjen një përdorim të gjerë e krahas saj edhe dëme më se evidente, një ambient ku ushtrohet dhuna, qoftë verbale apo fizike, bën po aq dëmë tek personaliteti i fëmijës. Ky i fundit fillon të formohet deri në moshën 7-vjeçe dhe prezenca në një ambient të tillë, dëmton dukshëm formimin e tij.

Se a kanë gjasa të jenë më agresivë fëmijët që ushtrojnë dhunën apo ata që e dëshmojnë atë, psikologia në fjalë tregon se të njëjtit gjenden në relacion paralel.

“Shumë modelime të fokusuara në aspektin e modelimit kanë treguar që kjo është në një vijë të barabartë, sikurse një fëmije i është ushturar dhunë apo e ka dëshmuar atë. Njëjtë kanë gjasa të shfaqin agrisivitet sepse nuk janë mësuar që komunikimn t’a kenë bazë  për zgjidhjen e problemeve”, ka deklaruar Sahiti-Bekteshi.

Ndonëse disa prindër mendojnë se fëmijët nuk kuptojnë kur janë të vegjël, Sahiti-Bekteshi thotë se komunikimi rritet së bashku me fëmijën dhe të kuptuarit situata të tilla nuk përbën përjashtim.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika