Para takimit të shumë pritur me Kurtin, Vuçiq i drejtohet popullit serb

Presidenti serb, Aleksandër Vucic, ka bërë të diture se gjatë ditës së dielë do ti drejtohet popullit serb. E që do të do te jetë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Një takim pritet të mbahet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë”, ka deklaruar zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu gjatë ditës së shtunë për portalin Dukagjini.

E ndërkaq, Vuçiq ka bërë të ditur se do ti drejtohet popullit serb gjatë ditës së diel nga ora 10:00 në një medium serb.

Ai këtë e bëri të ditur në rrjete e tij sociale.

Takimi në mes të Kurtit dhe Vuçiq pritet të ndodhë kohën e implementimit të fazës së dytë të vendimit për targa.

Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Ndërsa, faza  e dytë që pritet të nis nga e hëna e 21 nëntorit, parasheh gjoba prej 150 euro.

“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen. Shpresoj që do të mund të vijnë shumë shpejt, dhe do të diskutojnë, siç ka thënë edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell, para 21 nëntorit dhe jo më vonë”, ka theksuar Stano.

Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, që nga një nëntori 1 këtij viti. Si rrjedhojë,  tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika