Një ditë para fillimit të gjobitjes për targa ilegale, Sveçla viziton pikat kufitare dhe stacionet policore në veri

Së bashku me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të shtunën e 19 nëntorit ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë

Pamje nga vizita





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë së bashku me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës.

Ministri Sveçla njofton se nga kjo vizitë ka parë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor.

Të vilët sipas Sveçles në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim janë duke vazhduar angazhimet e përditshme për të ofruar rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Kosovës,

Ministri Sveçla ka potencuar se “angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend”.

Ndërsa këtë të shtunë, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark dhe komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia kanë vizituar veriun e vendit.

“EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuara në rolet tona përkatëse të përgjigjes së sigurisë në Kosovë”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it vizitojnë veriun





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika