Gashi për VV-në: Kadri Veselin e quanin kriminel, tash po e citojnë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka kritikuar deputetët e pozitës, duke thënë se po e pamundësojnë themelimin e një komisioni hetimor për energji. Sipas tij, kjo është e drejtë kushtetuese, dhe Kuvendi duhet ta votoj meqenëse opozita i ka 40 nënshkrime

Shef i GP i LDK-së, Arben Gashi

Në vazhdën e diskutimeve në lidhje me themelimin e Komisionit Hetimor për Energji, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se, ligjërisht, kjo e drejtë u takon atyre.

Gashi ka bërë të ditur se, ata nuk janë iniciatorë të kësaj kërkese, por vetëm e mbështesin.

Duke iu referuar deklaratës së deputetes së VV-së, Mimoza Kusari- Lila, ai ka thënë se, më herët, Kadri Veselin, VV-ja e quante kriminel, tash, sipas tij, po merret si pikë reference nga deputetë të saj.

“Kadri Veselin, VV-ja që e konsideronte kriminel sot po e citon. Nuk po e citojnë kushtetutën, por Veselin. Ju do ta keni shumicën. Pushteti nuk mund ta drejtojë atë komision dhe as iniciatori, ne nuk jemi iniciatorë. Si deputet jam përkrahës, por nuk jam iniciatorë, të gjitha janë kërkesë e inicatiorit, nuk është e imja”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se, me mosvotimin e komisionit, pozita po tenton që t’ia heqë mbikëqyrjen Kuvendit, e kjo, sipas tij, dëmton rëndë shtyllën e demokracisë.

Kuvendi i Kosovës

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika