Lojtarët më të vlerësuar në turneun Elisa Masters Espoo CS:GO

Dy skuadra të shkëlqyera që kishin një seri të diskutueshme, duke filluar në hartën e Mirage që u zgjodh nga ENCE

Gjatë vikendit të kaluar përfundoi turneu Elisa Masters Espoo ku fitues doli ekipi Fnatic, pas fitores me rezultat 2-0 ndaj ekipit BIG në finale.

Fnatic fitoi turneun në mungesë të lojtarit ‘Krimz’ ku u zëvendësua nga lojtari i akademisë ‘Peppzor’.

Turneu i cili u mbajt në qytetin Espoo të Finlandës shpërndau çmime në vlerë rreth 200.000 dollarë për ekipet pjesëmarrëse.

Lojtari me statistikat më të mira gjatë këtij turneu ishte Benjamin ‘blameF’ Bremer i ekipit Astralis, me vlerësimin nga HLTV 1.34.

Edhe pse ekipi i tij përfundoi turneun në vendin e 3-4 pasi u mposhtën nga Fnatic në gjysmëfinale, danezi pati paraqitje fantastike.

Në vendin e dytë jo befasisht vjen lojtari i ekipit fitues Fnatic, Fredrik ‘roeJ’ Jorgensen me vlerësimin nga HLTV 1.24.

Më poshtë e gjeni listën e pesë lojtarëve më të vlerësuar gjatë turneut Elisa Masters Espoo:

Benjamin ‘blameF’ Bremer (Astralis), vlerësimi nga HTLV 1.34.
Fredrik ‘roeJ’ Jorgensen (fnatic), vlerësimi nga HLTV 1.24.
Johannes ‘tabseN’ Wodarz (BIG), vlerësimi nga HLTV 1.22.
Alvaro ‘SunyPaus’ Garcia (ENCE), vlerësimi nga HLTV 1.21.
Victor ‘Staehr’ Staehr (Sprout), vlerësimi nga HLTV 1.21.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika