Franca shkëlqen në pjesën e parë, Australia në kërkim të golit barazues

Kombëtarja e Francës dhe Australisë e kanë mbyllur pjesën e parë të ndeshjes për Kupën e Botës në Katar, që epërsia u takon francezëve. Gjersa, pritet të shihet nëse Australia do të barazojë rezultatin në minutat e pjesës së dytë. Katër vite më parë kur këto dy vende u përballën në Kampionat ndeshja u mbyll me rezultat, që kësaj radhe u mbyll vetëm pjesa e parë

Ilustrim

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Australisë po zhvillojnë ndeshjen e parë në fazën e grupeve për Kupën e Botës në Katar, të martën e 22 nëntorit.

Megjithëse, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll, kombëtarja e Francës arriti të mbajë epërsinë. Gjersa, Australia po insistonte për barazim të rezultatit, por nuk e arriti këtë në pjesën e parë.

Të dyja kombëtaret që i takojnë Grupit D, vazhdimisht patën shumë aksione për realizim golash.

Megjithatë, në minutën e 9-të, ishte Australia ajo që kaloi në epërsi kundër Francës, gol ky i shënuar nga Craig Goodwin.

Më pas në minutën e 27-të të ndeshjes, Franca arriti të barazoi rezultatin me golin e Adrien Rabiot, të asistuar nga Theo Hernandez.

Pa u vonuar shumë, goli pasues për Francën erdhi në minutën e 32-të, gol ky që e kaloi në epërsi dhe ishte i shënuar nga Olivier Giroud.

Kjo është gola e 50-të për Francën e shënuar nga Guerot.

Vlen të theksohet, Francezët kanë humbur Karim Benzeman disa ditë më parë, gjersa, i kanë besuar sulmin Olivier Guroudit, i cili do të ndihmohet nga Mbappe, Dembele dhe Griezmann.

Franca dhe Austalia, herën e fundit ishin ballafaquar në vitin 2018-të.

Ndeshja ishte luajtur më 16 qershor në kuadër të Grupit C, në Kampionatin Botëror.

Francezët kishin triumfuar me rezultat 2:1.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika