12 persona të plagosur nga shpërthimi pranë stacionit të autobusit në Jerusalem

Afro 12 persona janë plagosur, dy të tjerë kanë mbetur në gjendje kritike, e dy në gjendje të rëndë në një shpërthim pranë një stacioni të autobusëve në Jerusalem

Ilustrim





Afro 12 persona janë plagosur, dy kanë ngelur në gjendje kritike, në një shpërthim pranë një stacioni të autobusëve në buzë të Jerusalemit.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, që shpërthimi nga policia izraelite u përshkrua si një “sulm i dyshuar palestinez” dhe ndodhi përgjatë një autostrade që zakonisht është e mbushur me udhëtarë, shkruan Theguardian.

Yosef Haim Gabay, një mjek që ishte në vendngjarje kur ndodhi shpërthimi, i kishte thënë Army Radiose ka dëme kudo dhe se disa nga të plagosurit po rrjedhin gjakderdhje të mëdha.

Ndërkaq, spitalet e Jerusalemit kanë thënë se kanë pranuas afro 12 persona të plagosur, mes tyre dy në gjendje kritike dhe dy në gjendje të rëndë.

Më shumë se 130 palestinezë janë vrarë në luftimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor këtë vit. Ushtria izraelite ka theksuar se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë, por të rinjtë që hedhin gurë që protestojnë kundër inkursioneve dhe të tjerë që nuk janë përfshirë në konfrontime janë vrarë gjithashtu.

Të paktën pesë persona të tjerë janë vrarë në sulmet palestineze kundër izraelitëve në javët e fundit.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika