Çeku për vizitën e Kurtit në Spanjë: Vizitë e shkëlqyeshme, fjalimi i tij u duartrokit nga Borrell

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku vizitën e Kryeminsitrit Kurti në Spanjë e ka cilësuar si "vizitë të shkëlqyeshme"

Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku





Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku e ka cilësuar si “vizitë të shkëlqyeshme” vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Spanjë.

Ministri Çeku ka thënë se fjalimi i kryeministrit Kurti “u duartrokit ngrohtësisht” dhe nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kurti ka marrë pjesë dhe në Kongresin e Internacionales Socialiste.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kryeministri Kurti ka zhvilluar takime “me liderë shtetëror dhe partiak nga Evropa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën”.

Tutje në postimin e ministrit Çeku thuhet se Kurti është takuar me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish Kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou.

Tutje njoftohet Kurti ka zhvilluar takime dhe me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana dhe Kryetarin e Malit të Zi, Milo Djukanovic.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika