Jashari dhe gjenerali Lame përurojnë parkun memorial të dëshmorëve në Shajkoc të Podujevës

Ish-kryetari i Skenderajit Bekim Jashari dhe gjenerali, Kudusi Lame për nder të festave të Nëntorit kanë përuruar parkun memorial të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Shajkoc të Podujevës

Komandanti i FSK-së, Bekim Jahari





Ish-kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari ka njoftuar se së bashku me gjeneral Kudusi Lame kanë marrë pjesë në përurimim e parkut memorial të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Shajkoc të Podujevës.

Jashari ka thënë se ky park memorial i dëshmorëve simbolizon “heroizmin dhe sakrificën e popullit tonë për liri dhe pavarësi”. Ai ka shtuar se kjo vizitë ishte e organizuar në nder të festave të Nëntorit.

“Para të pranishmëve deklarova që investimi në këtë park ku gjinden emrat e heronjve Hasan Ramadani, Ilir Durmishi dhe martirëve të këtij fshati që dhanë më të shtrejtën jetë për Liri është investim në historinë tonë në njerën anë por edhe dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar komandanti i FSK-së.

Jashari ka theksuar se ekzistimi i komplekseve të tilla anëkënd Kosovës “është tregues i qartë për të dëshmuar se kush ishte agresori dhe kush bëri krime në Kosovë”.

Mes tjerash Jashari ka theksuar se në këtë manifestim ka kërkuar “që në jetësim të amanetit të të parëve tonë, të bëhemi bashkë sepse luftën e fituar falë gjakut të derdhur dikur, nuk guxojmë ta humbim sot në tavolinë”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika