Punëtorët e marketit në Gjilan konfrontohen me grabitësin e armatosur

Punëtorët e një lokali në Gjilan ia kanë dalë që ta parandalojnë një grabitje në vendin e tyre të punës. Punëtorët shihen në pamjet e siguruara nga RTV Dukagjini, teksa ia marrin armën nga dora grabitësit, i cili më pas arrestohet nga Policia e Kosovës. S.I, 40 vjeçar dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një grabitje tjetër në rrethinë të Gjilanit

Ilustrim





Është mesnatë dhe për punëtorët e marketit Tina në Gjilan orari gati ka përfunduar.

Mirëpo, për dikë tjetër aktiviteti kriminal tek në këtë kohë ka nisur.

Ky person i armatosur tentoi që në këtë lokal ta grabiste pazarin ditor.
Kështu, nën kërcënimin e armës e detyroi njërin prej punëtorëve që t’ia mbushë qesen me para.

Përveç të hollave, grabitësi ia kërkoi atij edhe një byzylyk të qafës.

Në këto momente tensioni, njëri prej punëtorëve i vërsulet personit të armatosur, duke tentuar që t’ia marrë armën.

Në ndihmë i dalin edhe punonjësit e tjerë, duke ia dal që t’ia largojnë pistoletën 40 vjeçarit me inicialet S.I.

Brenda pak minutave, në lokal mbërrijnë edhe njësitet policore të cilat arrestojnë të dyshuarin.

S.I dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një vjedhje tjetër që ndodhi para pak kohe në Gjilan.
“Dyshohet se personi i njëjtë ka qenë i përfshirë edhe në një grabitje tjetër këtu në Gjilan, në një pikë karburantesh”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

S.I mësohet se është me vendbanim në komunën e Vitisë dhe vjedhjet dyshohet që t’i ketë kryer kryesisht në Gjilan, për t’ua vështirësuar organeve të rendit zbulimin e tij.

 





Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika