Hidhet shorti i 1/8 të finales së Kupes sëKosovës në Futboll

Ndeshja mes Feronikeli -Trepça 79 dhe Prishtina-Dukagjini do të kenë fokusin kryesor të 1/8 së finales

Federata e Futbollit të Kosovës gjatë ditës së enjte ka hedhur shortin e 1/8 të finales së Kupës së Kosovës.

Skuadrat pjesëmarrëse të kësaj faze janë: Llapi, Ballkani, Liria, Prishtina, Dukagjini, Gjilani, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepça’89, raporton Portali Dukagjini.

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani fazën e grupeve nuk e ka shumë punë të vështirë pasi që do të ballafaqohet me skuadrën A&N, ndërsa Prishtina do të ndeshet me Dukagjinin.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Llapi do të përballet në udhëtim te Liria e Prizrenit që shkaktoi befasinë më të madhe duke eliminuar Dritën.

 

Çiftet komplete të 1/8 së finales
Flamurtari – Vushtrria
Malisheva – Fushë Kosova
Prishtina – Dukagjini
Ballkani – A&N
Feronikeli ’74 – Trepça’89
Liria – Llapi
Gjilani – Vjosa
Behari – Prizreni

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika