Shtesat e studentëve: Qeveria është duke i verifikuar grupet tjera

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, se është duke vazhduar procesi i verifikimit për studentët që kanë aplikuar dhe nuk i kanë pranuar akoma shtesat në vlerë prej 100 euro

Foto ilustrim





Më 30 nëntor, Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar shtesat në vlerë prej 100 euro për studentët por, disa studentë janë ankuar se ende nuk i kanë pranuar ato.

Për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Komisioni Zbatues është duke e vazhduar punën për verifikimin e grupeve tjera të studentëve që tashmë kanë aplikuar.

“Javën që lamë pas janë proceduar pagesat për grupin e parë të studentëve. Komisioni Zbatues është duke vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara”, ka thënë Kryeziu.

Aplikimi ka qenë i hapur prej datës 20 tetor deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe joshtetas që studiojnë në Kosovë.

Po ashtu, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, më 30 nëntor nëpërmjet një postimi në Facebook, kishte bërë të ditur se 50 mijë e 778 studentë kanë pranuar mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Kujtojmë se, në fund të shtatorit të këtij viti, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Murati, dolën në konferencë të përbashkët për të prezantuar masa të reja në kuadër të Pakos Ekonomike për përballje me inflacionin.

Me këto masa përfshihej subvencionimi i faturës së energjisë elektrike për ata që kursejnë rrymën, subvencionim prej 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat që marrin pagë deri në 1 mijë euro, ndarja e shtesave për punonjësit që kanë pagë deri në 1 mijë euro në ndërmarrjet publike, si dhe shtesa për pensionistët, familjet me asistencë dhe studentët.

Ndërsa, të martën e 29 nëntorit, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 110 të saj, kishte aprovuar kërkesat e Ministrisë së Financave për ekzekutimin e pakos për përballje me inflacionin, ku parashihet ndarja e shtesave prej 100 eurosh për punonjësit e ndërmarrjeve publike edhe studentët.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika