Tre senatorë të SHBA-ve vizitojnë Kosovën për të forcuar lidhjet me SHBA-në

Lufta në Ukrainë është shkaku i vizitës së tre senatorëve amerikan në shtetet e Ballkanit Perëndimor, pasi ky rajon mund të jetë cak i Rusisë për destabilizim

Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen që të tre senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), vizitojnë të enjten e 21 prillit, Kosovën.

Para vizitës në Kosovë ata kanë vizituar Bosnjë e Hercegovinë (BeH) dhe Serbinë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ata do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Senatori Chris Murphy përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka treguar për vizitën në Kosovë dhe për qëllimin e saj.

“Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaeen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin, përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika