Kuvendi i Kosovës mban tri seanca këtë javë

Të enjten, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji dhe një seancë me vazhdim të pikave të papërfunduara. Ndërsa të premten, do të ketë seancë plenare ku në rend dite do të jenë dy projektligje të rëndësishme

Kuvendi i Kosovës





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se gjatë kësaj jave do të mbahen tri seanca.

Rrustemi ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike, ndërsa do të ketë edhe seancë të re me vazhdimin e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Ndërkaq, të premten do të ketë një seancë plenare ku do të diskutohen dy çështje të rëndësishme, ajo për vettingun dhe projektligji për pagat e zyrtarëve publikë.

“Projektligji për pagat dhe zyrtarët publikë janë projektligje tejet të rëndësishme, sepse është punuar gjatë nga Qeveria e Kosovës, prandaj u rendit si pikë në seancën e së premtes, kështu që këtë muaj duhet ta kalojmë në lexim të parë”, ka thënë Rrustemi.

Ndërsa i pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se kur bëhet fjalë për dialogun, qëndrimi duhet të jetë i përbashkët si shtet i Kosovës.

“Mendoj që ka pasur takime të liderëve me kryeministrin, dhe ka pasur komunikim të vazhdueshëm dhe duhet të kemi një qëndrim të përbashkët si shtet për këtë çështje”, ka vijuar ai tutje.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me Ligjin për Paga të sponzorizuar nga qeveria, nuk dihet se sa do të jenë pagat e zyrtarëve publikë, pasi sipas tij, ai ligj nuk ka koeficient.

“Kjo është seanca më e rëndësishme për Aleancën, sepse në rend të ditës pritet të vijë Ligji për paga, fatkeqësisht e ka emrin ligji i pagave, por nuk dihet sa është paga e një zyrtari publik, sepse nuk ka as vlerë as koeficiente”, ka thënë ai.

Tahiri e ka kritikuar edhe ligjin për zyrtarët publikë, duke thënë se qeveria po tenton që përmes këtij ligji, t’i kontrollojë ata.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika