Hoti: Sulmi ndaj Berishës është i papranueshëm dhe i dënueshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se sulmi ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Gjersa, ka shtuar se dhuna nuk ka vend në demokraci

Ilustrim





Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi pas sulmit të ndodhur ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u sulmua gjatë protestës e cila po mbahej të martën e 6 dhjetorit në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.

Hoti ka thënë se sulmi ndaj Berishës në protestë është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Gjersa, ka theksuar se dhuna nuk ka vend në demokraci.

“Vendosja e demokracisë dhe lirisë së fjalës në Shqipërisë, përfshirë lirinë e protestës ndaj pushtetit, është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Berishës. Sulmi ndaj tij në protestën e organizuar në Tiranë është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Hoti në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Tutje, Hoti ka shkruar se secili duhet të ketë të drejtën për tu shprerë lirshëm dhe për tu mbrojtur.

“E drejta e secilit që të shprehet lirshëm duhet respektuar dhe duhet mbrojtur nga shteti”, ka thënë Hoti.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika