Një polic i Kosovës ka mbetur i lënduar në Zveçan

Të enjten e 8 dhjetorit të vitit 2022 ka mbetur i lënduar një zyrtar i Policisë së Kosovës në Zveçan si pasojë një një sulmi me armë të gjatë nga një veturë e tipit Audi ngjyrë hiri me targa të paligjshme "KM"





Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtarë i saj, ka mbetur i lënduar si pasojë një sulmi nga persona të armatosur të cilët kanë shtënë me armë të gjatë në drejtim të patrolles së policisë në fshatin Serbovcë në Komunën e Zveçanit.

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në Facebook.

“Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”, kanë shtuar policia.

Sipas PK-së zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Ndërsa ata kanë përfunduar duke njoftuar se “njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet”.

Vela për deklaratat e Petkoviq-it: Kërcënim i hapur për t’i përdorur forcat policore për të kryer agresion kundër Kosovës





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika