Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barikada, tregon se personat ishin të maskuar dhe flisnin në gjuhën serbe

Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po raporton drejtpërsëdrejti nga Veriu i Mitrovicës sjell deklaratën e një qytetari që kamioni i mbeti prapa barikadave të vendosura pasditen e së shtunës. Ai thotë se persona të maskuar i kërkuan të dilte nga vetura





Një qytetar ka treguar se si i ka mbetur kamioni në barrikadat e vendosura në Veri të Mitrovicës. Ai thotë se i maskuari, duke i folur në gjuhën serbe, i kishte kërkuar të dilte nga kamioni.

Ai ka treguar për RTV Dukagjinin ekipi i të cilit po raporton nga terreni, se i maskuari i kishte thënë se askush do cenonte veturën apo personin, por do ishte më së miri të merrte çelësat dhe të dilte.

“Kam qenë në kampin amerikan, në kampin e KFOR-it afër Leposaviqit. Kam dërguar material dhe kam qenë duke u kthyer. Më zuri barrikada për pak e nuk më lanë të dalë. Edhe na tha për momentin merri çelësat thirre përgjegjësin tënd. Ishin me maska, folshin me radiolidhje”, ka treguar qytetari gjersa ka theksuar se personat flisnin në gjuhën serbe.

Ai thotë se kamioni i parë pas barrikadave është i tiji.

“Unë s’desha me dal por ai dy herë më luti, të lutem më tha mbylle mjetin se s’ka me ta prek kurrkush, as ty as të prek askush por, me m’dëgjua mua, më mirë del, dil në këmbë se unë të marrë përsipër e s’të prek askush, edhe unë e dëgjova”, ka treguar qytetari.

Rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Ndërkaq, edhe alarmi i sigurisë është ndezur në Veri të Mitrovicës.





Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika