Tanket M-55S kanë mbërritur në Ukrainë nga Sllovenia

Shteti slloven i ka dërguar Ukrainës e cila po lufton kundër pushtimin rus 23 tanke, në rrjetet sociale janë parë imazhet e para të stërvitjes se ushtarëve ukrainas me këto tanke. Këto tanke edhe pse nuk janë ajo çka po kërkon Ukraina, po janë efikase për ti qëndruar përballë tankeve ruse

Tanku M-55S (shkëputur nga video)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë videot e para të stërvitjes së ushtarëve ukrainas me tanke M-55S të dhuruara nga Sllovenia.

Kryeministri slloven Robert Golob në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz në shtator arriti një marrëveshje sipas së cilës Gjermania do t’i jepte Sllovenisë 40 kamionë ushtarakë dhe Sllovenia nga ana e saj do të furnizonte Ukrainën me 28 M-55S.

M-55S është një T-55 sovjetik i modernizuar thellësisht, një lloj tanku që hyri në shërbim për herë të parë në fund të viteve 1950. Në vitet 1990, ushtria sllovene pagoi firmën izraelite Elbit dhe STO RAVNE në Slloveni për të modifikuar 30 nga T-55-at e saj prej 36 tonësh.

Tanket u modernizuan me armë L7 105 mm, mbrojtje ERA dhe kompjuterë balistikë. Modernizimi i tankeve u krye nga kompania izraelite Elbit me mbështetjen e kompanisë sllovene STO RAVNE.

Me të gjitha modernizimet, të cilat përfshijnë motorë të rinj, këto tanke mund të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me T-72 dhe tanke të tjerë më të vjetër që Rusia po dërgon në Ukrainë në sasi në rritje.

Ukraina ka kërkuar vazhdimisht tanke të prodhimit perëndimor nga aleatët e saj perëndimorë, por deri më tani ajo ka marrë vetëm furnizime me tanke të prodhimit sovjetik që ishin në arsenalin e vendeve të NATO-s.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika