Çeku: Lëndimi i policëve në një ndeshje basketbolli është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, teksa ka reaguar pas dhunës ndërmjet tifozëve gjatë ndeshjes së basketbollit midis Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ka thënë se lëndimi i policëve në një ndeshje basketbolli është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku





Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas dhunës ndërmjet tifozëve gjatë ndeshjes së basketbollit midis Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Me anë të një postimi në Facebook, Çeku, teksa e ka dënuar lëndimin e policëve dhe të tjerëve gjatë këtij incidenti, ka njoftuar se Këshilli për parandalimin e dhunës në sport do të mblidhet të hënën në mëngjes për të trajtuar dhunën e shfaqur gjatë kësaj ndeshjeje.

“Në një periudhë aspak të lehtë për shtetin tonë për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës, lëndimi i policëve në një ndeshje basketbolli është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm. Sporti nuk është luftë. Palestrat dhe fushat e sportit nuk janë për “trimat” që kanë problem me vetëpërmbajtjen. Për fajin e disave, jemi duke pësuar të gjithë, është duke pësuar sporti i Kosovë”, ka thënë ai.

Ministri i këtij dikasteri, ka theksuar se ndeshjet e sportit janë momente argëtimi për familjet, për të gjitha grupmoshat pa dallim.

Ai ka thënë se huliganizmi i disave është shndërruar në tmerrin e prindërve që duan të shijojnë sportin bashkë më fëmijët e tyre.

“Grupet e tifozëve, në emër të mbështetjes së klubeve të tyre të zemrës, janë duke e shkatërruar shpirtin sportiv dhe duke i shndërruar palestrat dhe fushat e sportit në ambiente të pasigurta për qytetarët sportdashës”.

“Këshilli për parandalimin e dhunës në kuadër të Ministrisë së Sportit rregullisht ka trajtuar rastet e dhunës në sport, duke i proceduar ato në institucionet relevante. Prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës duhet të jenë më efektive në dhënien e dënimeve për huliganët, shtoi Çeku.

Sipas ministrit Çeku federatat e sportit duhet të vazhdojnë me veprime dhe vendime të ashpra, pa asnjë kompromis ndaj dhunës.

“Ministria e Sportit, paralelisht me veprimet e tjera, do të jetë e detyruar të zbatojë edhe veprime radikale për prezencën e tifozëve në palestra dhe fusha të sportit. Policëve të Kosovës dhe të lënduarve të tjerë u dëshiroj shërim të shpejtë”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika