Rafuna: Qeveria duhet të zhvillojë një dialog urgjent me komunitetin e biznesit

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna


Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrë zhvillimin e një dialogu urgjent me komunitetin e biznesit dhe kjo si shkak i hyrjes së investimeve në Kosovë.

Gjersa ka treguar rezultatet e bazuara nga Banka Qendrore e Kosovës, i ftuar në studion e “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Lulzim Rafuna ka thënë se ndonëse shifrat e investimeve janë rritur, shumica e tyre ka kaluar në paluajtushmëri.

“Nëse i shohim tarifat e BQK-së, sa i përket investimeve, si shifra ka rritje. Por, në strukturë të investimeve, shumica ka shkuar në paluajtushmëri. Prej 556 milionëve sa kanë qenë në fillim të vitit, 394 milionë kanë shkuar në patundshmëri. Në aktivitete financiare dhe sigurimeve 69 milionë, në xehtari dhe gurore 41 milionë, në ndërtimtari 20 milion ndërsa në prodhimtari, 4 milionë e gjysëm. Kjo tregon se ku kanë hyrë investimet e huaja sipas raportit të BQK-së dhe kjo është shumë shqetësuese. Kështu që, Qeveria duhet të zhvillojë një dialog urgjent me komunitetin e biznesit”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se një mangësi qëndron tek ideja e subvencionimit.

“Fatkeqësia është këtu se, ne nuk e subvencionojmë. Ne nuk i subvencionojmë vendet e punës për investimet qoftë të huajat qoftë vendore, se ne po i ndajmë gjithmonë investimet e huaja por i kemi edhe ato të brendshmet … ne nuk i subvencionojmë, ne nuk iu ofrojmë tokë, ne nuk ju ofrojmë lehtësira të tjera brenda një zone ekonomike”, ka deklaruar ai.

Sipas të parit të OEK-së, në mënyrë urgjente, duhet të punohet një strategji në thithjen e investimeve të huaja.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika