Monument kulture, por “Ura e Zogut” rrezikon të shembet

Mbrëmja e së mërkurës së 15 dhjetorit e ka shoqëruar qytetin e Lezhës me reshje të dendura, të cilat kanë arritur një pikë kritike në “Urën e Zogut”, pasi kjo e fundit rrezikon të shembet

"Ura e Zogut"





Rreshjet e dendura që kanë shoqëruar qarkun e Lezhës të mërkurën në mbrëmje kanë shkaktuar disa probleme në disa zona, përfshirë këtu edhe urat.

Ndër to është “Ura e Zogut” e njohur ndryshe si monument kulturor, që rrezikon të shembet, e cila u dëmtua nga prurjet e larta të lumit Fan dhe Mat.

Siç shkruan Top Channel rrezikohet që strukturat e urës të çahen duke rrezikuar edhe disa banesa në Tale.

Ndryshe, në Lezhë janë disa hektarë tokë të mbuluar nga uji, gjithashtu ka edhe prezencë të ujit në disa biznese.

Ura e Zogut është monument kulture dhe shpesh herë janë ngritur peticione për restaurimin e saj, por nuk u mor asnjë masë duke përfunduar deri në dëmtimin e plotë të strukturës së saj në këmbët e urës dhe pjesën e harqeve.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika