OVL e UÇK-së: U kemi dalë përballë 100 mijë trupave serbe, u dalim edhe 1 mijëve

Ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në një konferencë për media, ka thënë se veteranët edhe ata si OVL E UÇK-së janë të gatshëm të përballen me trupat serbe nëse dikush mendon që t’ia realizojë kërkesën Serbisë.

KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për dislokimin e trupave në Kosovë

Ai tha se do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe FSK-në, dhe në momenti që rrezikohet Policia, ata do të t’i dalin në mbrojtje.

“Duhet të dijë edhe faktori ndërkombëtar, por edhe ai vendor…Në momentin që Policia rrezikohet në vendin tonë, ne do të dalim në mbrojtje të Policisë. Nëse dikush mendon t’ia realizojë kërkesën Serbisë për futje të 1,000 trupave në Kosovë, ne u themi atyre se ne u kemi dalë përballë 50 mijë e 100 mijë trupave gjatë luftës në Kosovë, e natyrisht se do t’u dalim sërish përballë dhe do të ballafaqohen edhe ushtarakisht me ne si luftëtarë të UÇK-së. Por ne presim që të mos vijë deri te kjo situatë..”, ka thënë Klinaku.

Ndërkaq, Klianku ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës, që të bashkëpunojë më faktorin ndërkombëtar, veçanërisht, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke potencuar faktin se janë të gatshëm të veprojnë nëse eskalon situata në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës.

“…kemi një kërkesë ndaj Qeverisë dhe kuvendit, që Qeveria e Kosovës të bashkëpunojë ngusht më faktorin ndërkombëtar… Faktori i cili na ka ndihmuar në kohën luftës, dhe veçanërisht me SHBA, po edhe me shtet e Evropës, dhe ato barrikada të hiqen mënjë pasi është rrezikuar i eskalimit të gjendjes. Natyrisht momentin që ndodh diçka në Kosovë, ne si OVL, ne jemi të strukturar dhe të organizuar dhe veteranët do të bashkëpunojnë më degët në komunat e tyre dhe do të sqarohen dhe do të jenë të gatshëm të përgjigjen…”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika