Komisioni i Venecias miraton ndryshimet në Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Komisioni i Venecias ka miratuar të shtunën e 17 dhjetorit, ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë nga Komisioni i Venecias

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Komisioni i Venecias ka miratuar të shtunën e 17 dhjetorit, ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu, përmes një video-adresimi në llogarinë e saj në Facebook, nga Venecia, ka thënë se raportuesit për Kosovën theksuan në Komision se Projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Kosovë.

“Në seancën e 133-të të Komisionit të Venecias të mbajtur sot në Venecia, prezantova ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar hartuar nga Grupi Punues i Komisionit për Legjislacion, në linjë me rekomandimet e Komisionin e Venecias. Pas prezantimit dhe diskutimit, Komisioni i Venecias ka pro ndryshimeve të tilla, duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinionin e muajit qershor të këtij viti. Raportuesit për Kosovën theksuan se tashmë Projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm, të konfiskimit civil në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka falënderuar pjesëmarrësit që kanë kontribuuar në finalizimin e nismës.

“Në fund, falënderoj edhe njëherë të gjithë anëtarët e grupit punues, përfaqësuesit e institucioneve, ekspertët dhe shoqërinë civile, për kontributin që kanë dhënë në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme e reformuese”, ka përfunduar Haxhiu.

Më 19 nëntor, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar në Komision të Venecias amendamentet e Projektligjit për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika