Lista Serbe kërcënon: Nëse tentoni t’i hiqni barrikadat do të merrni përgjigjen e popullit serb

Lista Serbe ka thënë se nëse policët e Kosovës heqin barrikadat në veri, do të marrin përgjigjen e popullit serb

Barrikadat në Rudarë

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet”, kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke treguar se ka gjatë së mbrëmë ka darkuar me policët në Bërnjak.

Sveçla:Institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat

E kësaj deklarate dhe vizitës së Sveçlës në Bërnjak i është përgjigjur Lisa Serbe, duke e parë si “një tjetër provokim nga Albin Kurti dhe vartësit e tij me qëllim përshkallëzimin e situatës në terren”.

Ata deklaruan se serbët janë të përkushtuar por kinse deklarata e ministrit Sveçla tregon “gatishmërinë për përdorim të dhunës”.

“Theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës është e gatshme të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heq barrikadat me dhunë janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës”.

Ata kërcënuan se nëse Policia e Kosovës tenton ti heq barrikadat do të marrin përgjigje nga serbët.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet nga Lista Serbe, shkruan KoSSev.

Situatë e qetë në veri, vazhdon patrullimi i Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika