Rrugët alternative që çojnë në Zveçan, vazhdojnë të jenë të barrikaduara

Rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara. E bllokuar me kamion, vazhdon të jetë edhe rruga që çon në Zveçan, përkatësisht në lagjen Berxhane

Barrikada në lagjen Berxhane, në Zveçan

Rruga që çon në komunën e Zveçanit, përkatësisht në lagjen Berxhane, vazhdon të jetë e bllokuar.

Kjo barrikadë e re është vendosur të shtunën e 17 dhjetorit.

Disa nga rrugët në veri të Kosovës janë të bllokuara për gati nëntë ditë me radhë, të cilat erdhën si pasojë e arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës.

E sa u përket barrikadave në veri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat, dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

“Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet”, ka thënë ai.

Kësaj deklarata i është përgjigjur Lista Serbe, duke e parë kinse si kërcënim. Sipas saj, deklarata e ministrit Sveçla tregon “gatishmërinë për përdorim të dhunës”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thanë nga Lista Serbe.

Ndryshe, KFOR-i ka bërë të ditur se janë duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe kanë aftësinë dhe personelin për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet.

Ekipi i gazetarëve të terrenit të RTV Dukagjinit, të cilët po raportojnë nga veriu, kanë bërë të ditur se mbrëmja e së shtunës së 17 dhjetorit ishte e qetë në pjesën veriore të Kosovës.

Protesta e serbëve, KFOR: Kemi shtuar trupat, shkak mundësia e grupeve kriminale mes protestuesve

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika